Lista Serbe me 10 deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës, pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të udhëhequr nga LDK.
Koalicionet me këtë parti dhe partitë tjera pritet të finalizohen gjatë ditës së sotme, ose më së largu nesër, ka konfirmuar Arben Gashi nga LDK pas mbledhjes së partisë.
Gashi po ashtu ka konfirmuar se në Qeverinë e re Lista Serbe do ta ketë një zëvendëskryeministër, shkruan Reporteri.
“Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit Qeverisës, nuk ka mëshirë ose diçka. Njëri nga ministrat e Listës serbe me gjasë do të jetë zëvendëskryeministër. Nuk varen vetëm prej neve koalicionet, por prej të gjitha palëve. Shpresojmë, besojmë dhe po angazhohemi që sot ose nesër të mbyllen koalicionet”, u shpreh ai.
Ndryshe, Gashi ka bërë të ditur se i kanë 64 vota pro Qeverisë së re. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.