Lista Serbe ende nuk ka marrë vendim se a do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 6 tetor në Kosovë.
Kreu i Listës, Goran Rakiq bëri të ditur dje, se një vendim të tillë partia që ai e udhëheq pritet ta marrë sot.
“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.
Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe janë në komunikim të vazhdueshëm me të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.