Pas pesë muajsh, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës.
Por të njëjtit, janë larguar pas pak nga salla. Kthimi tyre në Kuvend ishte e “detyrueshme”, ngase në këtë mënyrë do t’u kalonte mandati, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Prezenca e tyre në Kuvend sot u bë vetëm për të vazhduar mandatin e deputetit edhe për gjashtë muaj.
Me këtë rast, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se ajo që bëri Lista Serbe sot, është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim në Kuvend. Ai kërkoi nga administrata që të privohen nga mëditjet e sotme.
“Dëshiroj të them që ajo që bëri Lista Serbe sot me ardhjen pas 5 muajsh në Kuvendin e Ksoovës vetëm për t’u nënshkruar është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu në Kuvend. Ata qëndruan për më pak se 10 minuta dhe dolën menjëherë, më e pakta që kërkoj sot është që të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca. /Reporteri.net/
“Avullohen” deputetët e Listës Serbe, erdhën në Kuvend vetëm për të mos humbur mandatet
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.