Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka arritur thuajse në fund. Partitë politike tashmë i kanë listat me kandidatët që kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar këto lista dhe ju sjell detaje rreth numrit të votave që kanë marrë kandidatët e partive.
Sipas listës që ka siguruar Reporteri.net, kandidatët më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje janë bartësi i listës njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti me 249 mijë 80 vota, Glauk Konjufca me 190 mijë e 980 vota, Faton Peci me 93 mijë e 332 vota, Hekuran Murati me 90 mijë e 564 dhe Albulena Haxhiu me 85 mijë e 632 vota.
Pas tyre renditen Xhelal Svela me 82 mijë e 43 vota, Donika Gërvalla me 76 mijë e 52, Avni Dehari me 65 mijë e 822, Mimoza Kusari-Lila me 58 mijë e 480, Arben Vitia me 46 mijë e 396, Ejup Maqedonci me 44 mijë e 287, Shqipe Mehmeti Selimi me 37 mijë e 457 e Saranda Bogujevci me 31 mijë e 618.
Befasia e këtyre zgjedhjeve është këngëtarja Edona Llalloshi, e cila garoi në këtë listë. Ajo ka arritur të sigurojë 30 mijë e 216 vota. Pas Llalloshit renditen Mefail Bajqinovci me 28 mijë e 446 vota, Hajrulla Çeku me 24 mijë e 976 vota, Jeta Statovci me 24 mijë e 335, Albena Reshitaj me 23 mijë e 422, Adelina Grainca me 23 mijë e 33 vota, Artane Rizvanolli me 22 mijë e 839, Arbëreshë Kryeziu Hyseni me 21 mijë e 425, Armend Muja me 21 mijë e 223, Haxhi Avdyli me 21 mijë e 205 e Nezir Kraku me 20 mijë e 289.
Gazeta online Reporteri.net ka siguruar listën me përditësimin e fundit për kandidatët për deputetë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas numërimit të deritashëm kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë 147 mijë e 164 vota. Pas tij vjen kryetari i partisë Memli Krasniqi me 83 mijë e 637 vota. I treti në këtë listë është Uran Ismaili me 35 mijë e 976 vota. Pas tij vjen sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku me 33 mijë e 824 vota.
Një kandidate tjetër grua e PDK-së që ka marrë shumë vota është edhe Sala Jashari e cila sipas këtij përditësimi ka siguruar 31 mijë e 618 vota. 27 mijë e 749 vota i ka mbledhur edhe Enver Hoxhaj. Kurse, Përparim Gruda ka marrë 26 mijë e 619 vota. Pas Grudës, në këtë listë është kandidati Jakup Nura me 26 mijë e 398 vota.
Deputetja e disa legjislaturave Ganimete Musliu ka siguruar 25 mijë 865 vota. Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka arritur të marrë 25 mijë e 124 vota. Nga votat e deritashme duket se në Kuvend do të kthehet edhe Nait Hasani i cili ka marrë 23 mijë e 695 vota. Mërgim Lushtaku ka siguruar 23 mijë e 547 vota. Pjesë e Kuvendit pritet të jetë edhe Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka marrë 22 mijë e 786 vota sipas këtij përditësimi. Ferat Shala ka marrë 22 mijë e 570 vota, i pasuar nga Elmi Reçica me 22 mijë e 488 vota. Ndërkaq Fadil Demaku ka marrë 19 mijë e 352 vota. Djali i Jakup Krasniqit, Altini ka marrë 18 mijë e 964 vota, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Xhevahir Geci ka marrë 18 mijë e 799 vota, ndërkaq deputetja e legjislaturës së kaluar Blerta Deliu, ka marrë 18 mijë e 604 vota, pasuar nga Abelard Tahiri me 18 mijë e 193 vota, Rashit Qalaj me 17 mijë e 728 vota, Ariana Musliu-Shoshi ka marrë 17 mijë e 426 vota, Bekim Haxhiu me 16 mijë e 027 vota, e të tjerë.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidatët më të votuar janë bartësi i listës e kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku me 104 mijë e 308 vota, pasuar nga Doarsa Kica Xhelili me 42 mijë e 675 vota, Hykmete Bajrami me 39 mijë e 723 vota, Kujtim Shala me 35 mijë e 171 vota dhe Avdullah Hoti me 29 mijë e 700 vota.
Pas tyre renditen Lutfi Haziri me 26 mijë e 482 vota, Anton Quni me 26 mijë e 97, Jehona Lushaku Sadriu me 21 mijë e 79 vota, Armend Zemaj me 18 mijë e 422 vota, Imri Ahmeti me 17 mijë e 978, Marigona Geci me 16 mijë e 205, Besian Mustafa me 15 mijë e 132, Ekrem Hyseni me 15 mijë e 2 vota, Fadil Hadërgjonaj me 14 mijë e 655, Krenar Xhaferi me 13 mijë e 205 vota, Shkëmb Manaj me 13 mijë e 81, Paris Guri me 13 mijë e 23 vota dhe Arben Gashi 12 mijë e 901.
Ndërkaq Koalicioni Për Kosovën Fituese, i drejtuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga numërimi i deritashëm i votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit do t’i sigurojë 8 mandate në Kuvend, katër prej të cilave pritet të jenë nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
Sipas përditësimit të fundit, Ramush Haradinaj ka aktualisht 36 mijë e 177, pasur nga Fatmir Limaj me 21 mijë e 668 vota, Daut Haradinaj 20 mijë e 771 vota, Time Kadriaj 12 mijë e 359 vota, Bekë Berisha 12 mijë e 339 vota, Arbëreshë Krasniqi me 10 mijë e 720 vota, Vesel Krasniqi me 10 mijë e 340 vota dhe Lahi Ibrahimaj me 10 mijë e 158 vota
Edhe Xhevahire Izmaku me 9 mijë e 334 vota mund të jetë pjesë e Kuvendit falë kuotës gjinore. /Reporteri.net/
Këto rezultate janë bazuar në numërimet e deritanishme, ndërsa numërimi zyrtar ende nuk ka përfunduar./Reporteri.net/