×
  • Lajme
  • Lajme

    LIVE nga qendra e votimit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 15:25

    Në katër komunat e veriut të Mitrovicës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, në këto zgjedhje të drejt vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, shkruan Reporteri.net


    Në qendra e votimit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut pjesëmarrja e votuesve është e lartë, po ashtu ka numër të konsiderueshëm të votuesve shqiptarë.

    Ndërsa shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar shkollën Sveti Sava, për të vëzhguar nga afër procesin e votimit.

    Apostolova ka thënë se zgjedhjet në Veri janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

    Ajo tha se ka vërejtur një proces të mirë por ka dhënë vërejtje rreth listave të votimit.

    Apostolova tha më tej se shpreson që asnjëri nga kryetarët që do të zgjidhet nuk do të japë dorëheqje ashtu siç ka ndodhur herën e kaluar, për shkak që Bashkimi Evropian ka shumë fonde për të dhënë për gjithë Kosovën dhe natyrisht edhe për Veriun.

    Ndërkaq Demokracia në Veprim ka njoftuar se deri në ora 12:00 në bazë të informatave nga vëzhguesit tonë në terren kanë dalë për ta ushtruar të drejtëne tyre të votës 21% e qytetarëve në katër komunave veriore kanë.

    Komuna e Leposaviqit prin me dalje të votuesve me 24%, Zveçani me 21% të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, në Mitrovicë kanë dal 20% të votuesve, ndërsa ën Zubin Potok 18%”, ka thënë Eugen Cakolli nga DnV. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!