×
  • Lajme
  • Lajme

    Ljajic nuk pret që Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 18:33

    Ministri i tregtisë i Serbisë Rasim Ljajic ka thënë se më parë mund të pritet që Prishtina t’i ashpërsojë taksat se sa t’i heqë.


    “Ndonjë shpresë reale, e prekshme nuk ekziston, optimizmi mbështetet vetëm në pritjet se bashkia ndërkombëtare përfundimisht do të bëjë presion mbi Prishtinën, sepse topi nuk është në oborrin tonë, nuk varet prej nesh, vetëm prej Prishtinës dhe atyre të cilët e kanë ftuar takimin”, ka thënë Ljajic për RTS-në.

    Pozicioni ynë është i qartë – nëse hiqen taskat, që nesër mund t’i vazhdojmë bisedimet, ka shtuar ai. Sipas tij, sjellja e tillë e Prishtinës është pjesë e raporteve të brendshme politike në Kosovës, se po afrohen zgjedhjet dhe se të gjithë garojnë me deklarata.

    “Madje edhe ata të cilët kanë propozuar të suspendohen taksat deri sa të vazhdojnë bisedimet, thonë se kanë gabuar dhe se duhet të mbeten taksat”, ka thënë Ljajic.

    Ministri Ljajic ka thënë se para do kohe ka qenë në Sarajevë, ku janë marrë vesh që të zbatojnë masa të përbashkëta, të koordinuara nëse ëhiqen taksat, dhe ka shtuar se duhet menduafr për serbët të cilët jetojnë atje, “sepse është vështirë të gjenden masa të cilat do ta godasin një komunitet, kjo në botë gjithsesi do të dënohet”.

    Ljajic ka bërë të ditur se të dhënat për gjashtë muaj të aplikimit të taksës tregojnë se 189,5 milionë euro më pak mall është plasuar në Kosovë, transmeton N1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!