×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci fton mërgimtarët të regjistrohen si votues për zgjedhjet e 17 tetorit

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 23:19

    Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka ftuar mërgimtarët që të votojnë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


    Lladrovci, në një postim në Facebook, ka postuar edhe hapat për regjistrim si votues nga jashtë, duke theksuar se vota e mërgimtarëve është në të mirë të ngritjes së përgjegjësisë qytetare.

    “Andaj, me qëllim të ngritjes së përgjegjësisë qytetare dhe njëherësh detyrimit kushtetues për të votuar, deri sa gjendeni në atdhe, për ata që nuk mund të vinë të votojnë, Ju ftoj dhe kërkoj të regjistroheni për votim si votues jashtë vendit, deri më 18 gusht 2021. Po ashtu, Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ofron mundësinë e ndryshimit të vendit të votimit, nëpërmjet linkut http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index. Ndryshimi vendit të votimit mund të bëhet deri më 7 shtator 2021. Ju ftoj që të merrni pjesë në votim për kryetarin e Drenasit dhe Asamblenë komunale, për mirëqenien tuaj dhe perspektivën e komunës sonë, Drenasit”, ak shkruar ai në Facebook.

    Postimi i tij i plotë:

    Qytetarë të komunës së Drenasit,

    Mërgimtarë të dashur,

    Më 17 Tetor 2021, mbahen zgjedhjet lokale në nivel vendi dhe në komunën e Drenasit. Në këto zgjedhje, sikur deri në të deritashmet, vota e përcakton qeverisjen lokale për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, kryetarin dhe Asamblenë komunale.

    Afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë vendit për zgjedhjet lokale, ka filluar dhe zgjat deri më 18 gusht 2021.

    Mërgimtarë të dashur,

    Përgjegjësia e kryetarit dhe Asamblesë komunale është e madhe për mirëqenien Tuaj, dhe sa më e madhe është përqindja e pjesëmarrjes në votim, demokracia e procesit dhe obligimi i kryetarit të ardhshëm dhe Asamblesë, bëhet më e madhe.

    Andaj, me qëllim të ngritjes së përgjegjësisë qytetare dhe njëherësh detyrimit kushtetues për të votuar, deri sa gjendeni në atdhe, për ata që nuk mund të vinë të votojnë,

    Ju ftoj dhe kërkoj të regjistroheni për votim si votues jashtë vendit, deri më 18 gusht 2021.

    Po ashtu, Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ofron mundësinë e ndryshimit të vendit të votimit, nëpërmjet linkut http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index. Ndryshimi vendit të votimit mund të bëhet deri më 7 shtator 2021.

    Ju ftoj që të merrni pjesë në votim për kryetarin e Drenasit dhe Asamblenë komunale, për mirëqenien tuaj dhe perspektivën e komunës sonë, Drenasit!

    Vëllezër e motra nga diaspora,

    Gjatë qëndrimit në atdhe, ju dëshiroj qëndrim të këndshëm dhe gjithë të mirat. Njëherësh kërkoj falje që këtë vit, për shkaqe objektive nuk e kemi organizuar muajin e mërgatës. Prioritet për mua dhe administratën komunale, është shëndeti Juaj deri sa qëndroni në Kosovë. Uroj që vitin tjetër do ta kemi gjendjen më të mirë dhe muajin e mërgatës do ta kemi më të gëzueshëm.

    Bashkatdhetarë nga komuna e Drenasit, kërkoj nga ju me mirësi, regjistrohuni për votim dhe kryeni detyrimin tuaj qytetar dhe kushtetues. Votimi fuqizon demokracinë edhe sundimin e ligjit.

    Me nderime,

    Ramiz Lladrovci

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!