×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Heroizmi i Haradinajve në Gllogjan në krye me Bacën Hilmi, do të mbetet faqe e ndritur e historisë tonë të re

    Reporteri
    24 Mars 2024 | 18:19

    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se heroizmi i Haradinajve i filluar në Gllogjan në krye me Bacën Hilmi, do të mbetet faqe e ndritur e historisë tonë të re.

    Ai tutje ka shkruar se 24 maris i 1998, shënon datën e krenarisë e lavdisë të luftës sonë çlirimtare, kur Haradinajt, do të dëshmojnë se lufta nuk mund të shuhej, përkundrazi, zjarri i luftës çlirimtare po merrte hov, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Pas fillimit të Epopesë së UÇK-së në Prekazin e Jasharajve legjendar, me strategji e vetëmohim epik, në Gllogjanin e Dukagjinit, u hap pika e dytë e frontit, kundër Serbisë gjakatare.

    Data 24 mars 1998, shënon datën e krenarisë e lavdisë të luftës sonë çlirimtare, kur Haradinajt, do të dëshmojnë se lufta nuk mund të shuhej, përkundrazi, zjarri i luftës çlirimtare po merrte hov dhe nuk do të ndalej deri në çlirimin e plotë të Kosovës.

    Heroizmi i Haradinajve i filluar në Gllogjan në krye me Bacën Hilmi, do të mbetet faqe e ndritur e historisë tonë të re.

    Rrafsh pas një viti nga Epopeja e Dukagjinit, aleanca më e fuqishme në botë, NATO-ja në krye me ShBA-në, do të vinte në përdorim aeroplanët me arsenalin e saj, kundër caqeve ushtarake dhe makinerisë vrastare serbe e cila po bënte krime të rënda në Kosovë.

    Kujtojmë sot me nderim, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!

    Nderojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën në Kosovë!

    Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Haradinajve heroik!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!