×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Limaj është i gatshëm të hyjë në koalicion me Kurtin edhe nëse ia jep veç një ministri

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 8:27

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do t’i bashkohet Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re.

    Lladrovci madje tha se Limaj bashkohet me Kurtin, nëse ky i fundit, siç u shpreH ai, ia jep vetëm një ministri.

    “Unë e kam thënë me 10 shkurt se kam frikë se z.Limaj do t’i bashkohet Albin Kurtit. E kam thënë sepse në në politikë jam përmbi 40 vjet dhe i njoh personalitetet e ndryshme”, tha Lladrovci në Klan Kosova.

    “Fatmiri është i gatshëm nëse Albin Kurti e thërret të bashkohet me të për krijimin e qeverisë së re. Unë besoj që Fatmir Limaj shkon edhe veç një ministri me ia jep Albini, ai shkon me të në qeveri”, u shpreh tutje Lladrovci.

    Gjatë natës së mbrëmshme kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt ka thënë se nuk ka vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje .

    “Kush më fton në tavolinë unë shkoj ulna për tema nacionale Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.

    Limaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.

    Limaj s’ka vija të kuqe: Kush t’më fton, unë shkoj ulna – për tema nacionale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!