×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci pranon se u kërcënua me jetë nga një person, jep detaje për rastin

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 14:22

    Gjatë ditës së sotme Reporteri raportoi se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënime me jetë nga një person i cili më pas është arrestuar.


    Rastin e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Drenasit, i cili ka thënë se dy ditë më parë, përkatësisht më 21 janar, ka marrë kërcënime nga një qytetar në rrjetet sociale, të cilat e tejkalonin komunikimin normal, shkruan Reporteri.net.

    “Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social.

    Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre. Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar Lladrovci.

    Ndryshe, policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me këtë rast një person është arrestuar, gjersa nuk dihen detaje të tjera rreth arsyes së kërcënimit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!