Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçin.
Lladrovci për Endritin thotë se është një mysafir i rrallë e i çmuar.
“Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve. Veprimtaria e përbashkët atdhetare me mikun tim, Hashim Thaçin, është e begatë dhe duhet kujtesë e fuqishme për renditjen e shumë ngjarjeve, nga njohja, te aksioni i parë i UÇK-së më 1992, e deri te vizita në Hagë”, ka shkruar Lladrovci.
“Endriti është krenari e familjes Thaçi, me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Latif Thaçit. Faleminderit për vizitën Endrit!”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.