Deri tani janë përditësuar të dhënat për 66.31 për qind të vendvotimeve të votimit me postë nga diaspora, ku Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 52.72 %, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këngëtarja Edona Llalloshi, njëherit kandidate për deputete nga radhët e kësaj partie, deri tani numëron tre mijë e 926 vota me postë në diasporë.
Nga votimi në përfaqësitë diplomatike nga diaspora, Llalloshi ka marrë dy mijë e 47 vota.
Sa i përket numërimit të votave në të gjitha komunat në Kosovë, këngëtarja Llalloshi del të jetë në mesin e më të votuarave të VV-së.
Ajo ka arritur të marrë 35 mijë e 996 vota.
Në anën tjetër aktorja Adriana Matoshi, del të ketë shumë më pak vota.
Matoshi, e cila kandidon sërish për deputete, nga votat me postë të diasporës, nga numërimi i 66.31 për qind të vendvotimeve, deri tani ka marrë një mijë e 383 vota. Vetëm 587 vota ka marrë nga diaspora në përfaqësitë diplomatike.
Ndërsa, nga numërimi i të gjitha votave në Kosovë, ajo ka marrrë më pak se gjysma e Edon Llalloshi, 16 mijë e 597 vota.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.