×
  • Lajme
  • Lajme

    Llapjani 20 vjeçar që bën jetën e plakut: Kam qejf ta kem emrin Shaban, e jo Yll

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 20:25

    Është vetëm 20 vjeç, por duket shumë më i moshuar. Yll Raçi nga Podujeva ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës.


    Personat me të cilët shoqërohet Ylli janë jo moshatarët e tij, por njerëz të moshës 70-80 vjeçarë. Ai nuk del me shokët në kafiteri, të gjithë ata i fton t`i bashkohen në odën e tij në fshat. Pasi që jeta në qytet nuk i pëlqen, ai ka zgjedhur të bëjë jetën si në të kaluarën, e pa përtesë merret edhe me bagëti.

    Veshjen ai e gjen nëpër zona ku ende ruajnë traditën e nganjëherë edhe i qepë. Ndërsa thotë se së kudo që shkon plisin nuk e largon nga koka, kjo për të ruajtur vlerat e kombit shqiptar.

    Me veshje të pleqve Ylli kishte shkuar edhe në shkollë, aty ku komente të mira thotë se mori nga profesorët.

    Ylli, pasi e ka përfunduar shkollën ka nisur një punë interesante. Mesitninë e qifteve. Deri tash thotë se ka msitnuar 30 qifte. Përveç këtij aktiviteti ai merr pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve.

    Për këto dhe më shumë detaje, ndiqeni intervistën e plotë të Yll Racit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!