×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Kryesuesi i Qendrës së Numërimit nga PDK në Mitrovicë: Dyshimet tona janë të bazuara dhe faktuara

    Reporteri
    11 Nëntor 2025 | 13:34

    Qendra Komunale e Numërimit në Mitrovicë, vazhdon të jetë e mbyllur pas dyshimeve të ngritura për manipulime me fletëvotime.

    Kryesuesi i Qendrës Komunale te Votimit nga PDK, Jahir Sumiqi ka thënë se procesi u ndërprerë pasiqë kishte shumë dyshime për manipulime të procesit.

    “Në orën 19 me urdhrin e Prokurorisë është ndërprerë rinumërimi i votave. Ajo çfarë është prej mëngjesit nga ora 10 parë janë dyshimet tona të bazuara dhe faktuara, që janë grumbulluar dhe janë shpërfaqur në media dhe organet kompetente. Ne qe kemi qenë në nderimin e pasdites dhe pse ka pasur nga mëngjesi dyshime për manipulime të votës, e kemi ndërprerë dhe e kemi bojkotuar dhe e kemi thirrë policinë dhe është ndërprerë procesi”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!