Furnizimi me energji elektrike në Ferizaj do të ndërpritet për arsye sigurie, pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta në infrastrukturën energjetike.
Ndërprerja po bëhet me kërkesë të Policisë së Kosovës, si masë parandaluese për të shmangur rreziqet e mundshme për qytetarët.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke e bërë të domosdoshme ndërprerjen e furnizimit.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë në koordinim me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës.
Ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë ndërprerja dhe kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.