Një person 77-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të trafikut që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë–Podujevë, në fshatin Penuh.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një person që po lëvizte me karrocë invalidore.
“ Sot rreth orës 19:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një person me karrocë invalidore. Si pasojë e aksidentit, një person (ngasësi i karrocës invalidore), I.Ll., mashkull, 77 vjeç, ka vdekur. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.