Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se arritja e një marrëveshjeje të ndërsjellë për kufizimin e armëve bërthamore do të jetë e vështirë, por theksoi se do të vijojë të punojë për këtë objektiv.
Deklarata e tij vjen pas bisedimeve me homologun kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin, gjatë samitit trepalësh të zhvilluar në Kinë.
“Më pëlqen kjo ide, por nga këndvështrimi i një negociimi të pastër, është shumë e vështirë për mua, si president, ta realizoj”, u shpreh Trump në një intervistë telefonike për agjencinë e lajmeve Reuters, teksa po kthehej me avion drejt Uashingtonit pas përfundimit të samitit.
Ndërkohë, në një tjetër ndërhyrje për televizionin Fox News, presidenti amerikan deklaroi se si ai, ashtu edhe Xi Jinping, janë të interesuar për vendosjen e rregullave për inteligjencën artificiale, me qëllim garantimin e sigurisë.
Trump shtoi se të dyja palët do të bashkëpunojnë për hartimin e rregullave të arsyeshme për përdorimin dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Megjithatë, ai bëri të ditur se gjatë bisedimeve me presidentin kinez nuk pati diskutime të zgjeruara për gjigantin teknologjik Nvidia apo për personin e dyshuar si spiune kineze.