×
  • Lajme
  • Lajme

    Lokalizohen zjarret në Fushë-Kosovë, u dogjën sipërfaqe hamullore

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 22:26

    Zjarret që shpërthyen këtë mbrëmje në komunën e Fushë Kosovës janë lokalizuar. Zyrtarë të kësaj komune kanë thënë se situata aktualisht është nën kontroll.


    Dy vatra zjarri shpërthyen këtë mbrëmje në Komunën e Fushë Kosovës. Zjarret u përhapen në fshatrat Mesbardh dhe Kuzmin.

    Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli ka dhënë detaje për Express lidhur me rastin.

    Tha se zjarret u shkaktuan nga njerëzit që kishin vendosur të digjnin hamulloret.

    “Zjarri është shkaktuar nga personat që kanë vendosur të ndezin hamulloret dhe pastaj era ka shkaktuar rritjen e zjarrit”, thaTopalli.

    Për pak kohë në rrezik të djegies ishin shumë shtëpi në Kuzmin por zjarri u lokalizua nga zjarrëfikësit e Prishtinës.

    “Në orët e vona janë përhap dy zjarre në fshatin Kuzmin dhe Mesbardh. Gjendja më e rëndë ka qenë në Kuzmin për arsye se ka qenë zjarri më i përhapur dhe kjo ka shkaktuar panik të madh të banorët”, shpjegoi Topalli.

    “Ndërkohë Janë njoftuar ekipet e zjarrëfikesve nga Prishtina të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Gjendja është stabilizuar”, shtoi ai.

    Në disa rajone të Kosovës, pjesët malore dhe hamullore ditët e fundit janë përfshirë nga zjarret të cilat po nisin nga fushat dhe ato po arrijnë deri te malet.

    Ministria e Bujqësisë u ka bërë thirrje fermerëve të mos i djegin hamulloret, pasi përpos ndotjes së ambientit, mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ai ka paralajmëruar masa ndaj personave që shkaktojnë zjarre të tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!