Roja i Ujësjellësit Hidroregjioni, Basri Skenderi, ka arritur ta xhirojë ariun e murrmë, në lokacionin ku ai punon.
Sipas rojës së Ujësjellësit Hidroregjioni, bëhet fjalë për të njëjtën arushë, për të cilën ishin angazhuar edhe njësi të FSK’së për kapjen e saj.
Kjo çështje u bë e madhe në Kosovë pasi ky arushë mbyti 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe dëmtoi pesë koshere me bletë.
Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e “Arushës së Murrme”.
Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese”, e cila, sipas tyre, afrohet në afërsi të vendbanimeve.
Një ari u shfaq së fundmi edhe në fshatin Novosellë të Prizrenit, kurse në fshatin Dubravë të Kaçanikut një tjetër hyri në një fermë dhe plagosi disa dele.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.