×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Londër: Albin Kurti lë shumë-shumë mbrapa me vota Hamzën, Abdixhikun dhe Haradinajn

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 11:39

    Me votat e mërgatës në Londër, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm. Partia e cila drejtohet nga Albin Kurti ka marrë 734 vota apo 87.69 për qind, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në këtë përfaqësi diplomatike, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e VV-së ka marrë 644 vota, duke lënë shumë mbrapa me vota kundër kandidatët e tjerë.

    Lidhja Demokratike ka marrë gjithsej 59 vota, ku nga këto 48 janë për kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhikun.

    Në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 31 vota, ndërsa Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie ka marrë 27 vota.

    Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë veç katër vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!