×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lufta ndaj zvarranikëve” – KEK jep tender gati 1 milion euro për zhdukjen e tyre

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 14:12

    Korporata Energjetike e Kosovës, ka dhënë tender 998 mijë e 697 euro, për t’i luftuar zvarranikët në këtë ndërmarrje.

    Tenderi “Shërbime për deratizim, dezinfektim dhe dezinsektim dhe zhdukje e zvarranikëve në hapësirat e KEK-ut” i është dhënë kompanisë “D D D SH.P.K”.

    Kjo kompani do të duhet që për tri vite të dezinfektoj hapësirat brenda dhe jashtë objektit të KEK-ut.

    Sipas dosjes së tenderit dhe njoftimit për dhënjë të kontratës, në garë për këtë tender milionësh kanë qenë katër kompani.

    “Lënda e kontratës është ofrimi i shërbimeve nga Kontraktuesi i shërbimeve në vijim shërbime për deratizim, dezinfektim dhe dezinsektim dhe zhdukjen e zvarranikëve ne hapësirat e KEK Autoriteti kontraktues ka përcaktuar sasinë e përafërt për 3 ( tri vite) për shërbime për deratizim 953262 m2, dezinfektim 2990060 m2 , dezinsektim 2158714 m2 dhe zhdukjen e zvarranikeve 1344776 m2 ne hapësirat e KEK. Kontratë kornizë 36 muaj”, thuhet në njoftimin për dhënjën e tenderit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!