Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP ka marrë vendim për ankesën e paraqitur nga subjekti politik NISMA-AKR-PD lidhur me fletëvotimet e ardhura nga Serbia.
PZAP ka vendosur që ankesën e këtij subjekti që po lufton për ta kaluar pragun ta hedhë poshtë, shkruan Reporteri.net.
“Në seancën e mbajtur më 30.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.380/2019 e 28.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik NISMA-AKR-PD, me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – Divizionit për Shërbimin e Votuesve, të 11.10.2019, me të cilën ka kërkuar që të anuloheshin si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të 06.10.2019.
Ankesa Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 HUDHET e pasafatshme”, thuhet në njoftim.
Nisma Socialdemokrate kundër këtij vendimi të PZAP do të ankohet në Gjykatën Supreme.
Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.