Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ditën e ka kaluar me disa kryetar të komunave, në meisn e tyre ka qenë edhe Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt.
Ata kanë qëndruar sot në Shqiponjë (ish- Jabllanicë) të Gjakovës.
Por ajo që vërehet në foton e publikuar nga Haradinaj është se luftëtarët e mbledhur në Jaballanicë fare nuk kanë respektuar rregullat anti-covid.
Së pari aty janë shumë më shumë se pesë persona të grumbulluar, pastaj asnjëri prej tyre nuk mbanë maskë, kurse as distanca fare nuk respektohet, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Haradinajt:
Sot në Shqiponjë, Jabllanicën e luftërave të ashpra të luftëtarëve të shquar, me Jasharët, Lladrovcët dhe shumë familje të respektuara. Faleminderit dajë për mikpritjen!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.