Ish-ministri skandaloz i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, që u dënua me 2 vjet burgim pasi e quajti masakrën e Reçakut një trillim, ka bërë shpenzime të majme sa ishte në Qeverinë Haradinaj.
Todosijevic sa ishte ministër, i quajti shqiptarët shqiptarët terroristë e masakrat në Kosovë të trilluara, deklaratë kjo që ju shpërbleu me 2 vjet burgim nga autoritetet kosovare.
Ai ka shpenzuar 8 mijë e 471 euro në ushqim, mëditje, akomodim në hotele, bileta aeroplani, taxi dhe viza, të dhëna këto të siguruara nga Insajderi.
Por, kjo nuk zgjati shumë nga ai, pasi me 9 prill të këtij viti Haradinaj shkarkoi nga detyra pas deklaratave skandaloze.
Dy ditë më herët, Gjykata në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burg Ivan Todosijevicin, ai është gjetur fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999 ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, shkruan Gazeta Metro.
E ky dënim ngjalli reagime të ashpra nga Beogradi, ku presidenti Aleksandar Vucic dhe i dëbuari nga Kosova, Marko Djuric i dolën në mbrojtje Todosijevicit, duke ripërsëritur deklaratat se gjithçka që ndodhi në Reçak ishte trillin dhe mbrojtur kriminelët serbë.
Kurse nga Kosova, reagime ndaj Vucicit e Djuricit pati nga presidenti Thaçi, i cili tha se serbët akoma po i mbrojnë krimet e Milosevicit dhe kjo është një turp. Njëjtë si Thaçi reaguan edhe Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të lartë të shtetit kosovar.