×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka emërohet kryesues i Bordit Këshillidhënës kundër Covid-19

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 14:42

    Mikrobiologu Lul Raka është emëruar kryesues i Bordit Këshilldhënës për Luftën kundër Covid-19, i cili është themeluar sot nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Amrne Zemaj. Ai ka thënë se një elitë mjekësh, studiuesish, shkencëtarësh dhe figurash profesioniste me profil të lartë të fushave të ndryshme do të përbëjnë këtë bord prej njëmbëdhjetë anëtarësh.

    “Këta vijnë nga fusha të ndryshme si: epidemiologjia, mikrobiologjia, praktika klinike, shëndetësia publike, shkenca e sjelljes, menaxhimi i krizave, mbrojtja civile, komunikimi, ekspertë vendor dhe ndërkombëtar. Bordi nuk do të jetë vetëm si dekor në këtë luftë, por organ profesional këshillimor për Ministrin e Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj.

    Sipas tij Bordi do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë këshilla të shpejta profesionale, me azhurnime të risive shkencore, opinione, parashikime, formulime të masave të reagimit, identifikim të mangësive për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e Covid19, rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19.

    “Të gjitha propozimet nga ky bord do të vlerësohen dhe rekomandohen edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/ IKSHP sipas legjislacionit në fuqi. Përballja jonë me virusin mbetet e pakompromis ! Nuk do të zmbrapsemi! Së bashku do të triumfojmë”, ka shtuar Zemaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!