Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se Kosova mund të gjunjëzohet përballë koronavirusit nëse qytetarët nuk vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Nëse mungojnë udhëzimet e Institutit, dhe zbatimi i tyre nga popullota atëherë ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda”, është shprehur Raka.
Raka gjithashtu ka theksuar se në fillim ka ekzistuar frika më e madhe për shkak të asaj që shihej nga shtetet e fuqishme, si Italia.
“Në fillim jemi frikësuar që do ta kemi fatin e njejtë me Italinë e shtetet e tjera të fuqishme, të cilat u prekën nga virusi”, tha ai.
Më tutje, ai ka deklaruar që në Kosovë, nuk janë kapacitetet e kënaqeshme shëndetësore që të përballemi me koronavirusin, prandaj, sipas tij, udhëzimet duhet respektuar patjetër, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.
“Krahasuar me shtetet e fuqishme, ne duhet t’i kemi parasyshë kapacitetet shëndetësore, pikërisht nga kjo frikë që mund të kalohen kapacitetet shëndetësore, këshillat kanë vazhduar të përsëriten dhe mirë që janë zbatuar”, përfundoi Raka në Dukagjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.