×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka: Vaksina anti-Covid nuk mund të ketë efikasitet 100%

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 22:58

    Pandemia e coronavirusit, e cila ka përfshirë tërë botën tash e disa muaj, ka infektuar më shumë se 37 milionë njerëz.


    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se në mungesë të vaksinës kundër COVID-19, parandalimi i përhapjes mund të arrihet me respektimin e masave të distancimit shoqëror.

    Ndërkohë, mikrobiologu kosovar Lul Raka, ka thënë se coronavirusi mund të bëhet endemik edhe në rastin e ndonjë vaksine.

    Sipas tij në rastin konkret sëmundja nuk do ta kishte ndikimin e njëjtë në shoqëri sikurse sot.

    “Vaksinën të cilën po e presim të gjithë, nuk do të mund të ketë efikasitet 100 për qind, sepse nuk ka asnjë vaksinë të tillë. Më e suksesshmja e cila i afrohet kësaj vlere është ajo kundër fruthit”, u shpreh Raka për Telegrafin.

    “Ekspertët presin që efikasiteti i saj të jetë ndërmjet 70 deri në 80 për qind. Me gjasë që vaksina nuk do të jetë e përkryer, prandaj mund të ketë çdo vit raste sporadike me COVID-19, duke u bërë ndoshta endemik sikurse gripi. Në atë kohë nuk do ta ketë ndikimin në shoqëri siç e ka sot”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!