×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Lulzim Hetemi me batanije e jastëk në dorë flet për Deutsche Welle: Këtu kam fjetur shtatë muaj

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 16:00

    Kryetari i ish-vetëngunjuar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi sërish ka shkuar brenda komunës së Leposaviqit, derisa për median gjermane Deutsche Welle ka folur për periudhën kur ka qëndruar aty.

    Duke i treguar për izolimin e tij shtatë muajsh përbrenda komunës, Hetemi me jastëk e batanije në dorë tregon për atë kohë.

    “Qe ku flej, qe ku e kam çebën, jastakun..tre banjo”, nisi t’u tregojë Hetemi medias publike gjermane, duke ia treguar përreth ambientin se “ku ka flejt kryetari”; kjo referuar vetes në veten e tretë.

    “Qe në këtë kauq ka flejt kryetari, dmth qe mbulojën, çeben, jastakun…i kena tri banjo atje, i kena pas vendos ni tush, e kan ba si banjo, e kena kuzhinën, jena ushqye…kështu që kryetari ka nejt qitu…në këtë kauq ka flejt edhe policia edhe mbrojtja e afër, shtat muaj ditë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!