×
  • Lajme
  • Lajme

    Lulzim Rafuna, kryetar e Sami Mazreku, kryesues i Kuvendit të OEK-ut

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 13:53

    Lulzim Rafuna është zgjedhur sot kryetar i ri i Odës Ekonimike të Kosovës, ndërsa kryesues i Kuvendit të Odës, Sami Mazreku.

    Rafuna mori votat e 27 delegatëve, përdallim nga dy kundërkandidatët e tij Ruzhdi Kurtishaj që mori 12 dhe Erza Vela 11 sosh.

    Lulzim Rafuna më parë ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

    Mandati i tij është katër vjeçar. Ai do të zëvendësojë në këtë post kryetarin e deritanishëm, Berat Rukiqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!