×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku bashkë me Imri Ahmetin bëjnë iftar në një odë në Lipjan

    Reporteri
    07 Prill 2024 | 23:32

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, sonte kanë bërë iftar në një odë.

    Abdixhiku ka thënë se sonte qëndruan në odën e familjes Shabani e pastaj në odën e familjes Lahu.

    “Për iftar, sonte në Lipjan, në odën e familjes Shabani; e për çaj pas iftari në odën e familjes Lahu; për t’i falenderuar për kontributin e madh në çështjen kombëtare e për angazhimin e palëkundur në lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci. Ju faleminderit për pritjen”, ka shkruar Abdixhiku.

    Edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti  ka treguar se sonte qëndruan në dy oda.

    Postimi i tij:

    Sonte në Odën e Ruzhdi Shabanit u pritëm nga familjarët e bacës Ruzhdi në një iftar bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhikun dhe veprimtar të tjerë, në konakun ku janë zhvilluar shumë aktivitete e takime të rëndësishme të organizimeve shqiptare.

    Kjo Odë njihet për bujarin tradicionale, humanizmin dhe mikëpritjen e familjes Shabani, andaj mirënjohja dhe falënderimi i pafund për vlerat dhe kontributet e përhershme të familjes Shabani.

    Baca Ruzhdi tashmë i ndjer la pas vete thesar të madh të kontributeve në çështjen kombtare, ai ishte pajtues e pleqnar i shumë ngatërresave ndërshqiptare, u angazhua fortë e pahezitim në të gjitha proceset politike të organizimeve shqiptare, ishte edhe deputet i parlamentit të Republikës së Kosovës, andaj sot shtatorja e tij në qytetin e Lipjanit na referon mbi veprimtarin e humanizmin e tij dhe familjes Shabani.

    Më pas bashkë me kryetarin Abdixhiku na priti në Odën e tij veprimtari Haki Lahu. Konaku i tij ishte vend i përhershëm i takimeve të rëndësishme të veprimtarive politike në të gjitha fazat e zhvillimit shoqëror. Bujaria e humanizmi i familjes së Haki Lahut janë vlera të përhershme familjare.

    Qofshi te bekuar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!