×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Konferenca

    Lumir Abdixhiku i prezanton 15 nënshkrimet e LDK-së për kandidat për President

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 23:01

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 15 nënshkrimet e LDK’së për kandidat për President, shkruan Reporteri.net.

    Abdixhiku nuk tregoi nëse nënshkrimet ishin specifikisht për Vjosa Osmanin apo ndonjë emër tjetër.

    Ai tha se nuk ka dashur që këto nënshkrime t’i bëj pjesë e lojërave politike.

    “Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Besoj se kjo ish dashtë ta përmbyllë gjithë debatin. Këto nënshkrime s’kam dasht t’i bëj pjesë e lojërave politike. Nuk propozon dicka LDK që s’mund t’i qëndrojë prapa”, tha Abdixhiku.

    LDK doli edhe me komunikatë lidhur me seancën për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se sonte Vetëvendosja inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Në reagimin e LDK’së thuhet se nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.

    “Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik. LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, thuhet në reagim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!