Ish-ministri, Lumir Abxhiku ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, shkruan Reporteri.
Abdixhiku po ashtu ka thënë se pozitive ka dalë edhe bashkëshortja e tij, Albini.
Ai ka bërë të ditur se që të dy ndjehen mirë dhe se nuk kanë asnjë simptomë.
“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se javën e fundit pozitiv me Coronavirus kanë dalë edhe disa deputetë të LDK-së./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.