Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka marrë votat e mjaftueshme të delegatëve të partisë që të zgjedhet në raundin e parë, duke mundur kështu dy kundërkandidatëve të tij, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.
Abdixhiku ka marrë besimin e më shumë se të gjysmës së delegatëve, ka fituar 191 vota të delegatëve që janë numëruar deri tani.
Haziri ndërkaq ka marrë 116 vota, kurse 16 vota Besian Mustafa.
Kujtojmë se Isa Mustafa pasi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe u largua nga salla tha se kryetari i ri do ta çojë përpara LDK-në.
“Kryetari i ri do ta çojë LDK përpara, mbi bazat fundamendale është e themeluar kjo parti e qendrës së djathtë, parti e gjitha gjeneratave, kultivon parnterite të fuqishme me SHBA e BE, dhe parti që është cilësuar si shtetformuese që asnjë rast nuk duhet t’i mungojë skenës politike. Besoj fuqishëm do të kthehet në krye të vendit në të ardhmen”, tha Mustafa. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.