Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku po vazhdon të përballet me kritika të ashpra përbrenda partisë, ku tashmë edhe janë dorëzuar nëshkrimet për dorëheqjen e tij dhe pritet të thirret edhe Kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë.
Kësaj radhe, Abidxhiku është kritikuar për disa pamje, ku shihet eskorta e tij përcjellëse me mbrojtje të afërt.
Pamjet i ka publikuar kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, në Fushë Kosovë, Erind Rexhaj.
Pamjet ai i ka shoqëruar edhe me ato të eskortës së Vjosa Osmanit.
“Shumë, shumë gjatë ka me qeverisë Albin tradhtari, nëse LDK-ja ka me mbetë në dorë të këtyre dyve”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Mbledhja e nënshkrimeve për të thirrë Kuvendin e jashtëzakonshëm erdhi pasi që disa degë të LDK-së si Peja, Lipjani, Rahoveci, Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, ajo e Deçanit, e Austrisë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor në qershor./Reporteri.net/
