×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku-Mimoza Kusarit: Më shumë vërehet mungesa jem, se prezenca jote

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 13:19

    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila i ka reaguar kryetarit të LDK-së, duke thënë se prezenca e tij nuk është kërkuar në Kuvendin e Kosovës, përveç seancës për Trustin.

    “Abdixhiku ju jeni një seancë vonë, seanca për Trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë me 23 qershor e jo 30 qershor, asnjeherë tjetër se kemi kërkuar prezencën tuaj. Prezenca juaj këtu e heshtur është prezente, pra ju vini për të imituar Kurtin”, tha Mimoza Kusari Lila, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pas kësaj ka replikuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili shkaktoi edhe të qeshura në Kuvend.

    “Unë e di Mimozë që më shumë vërehet mungesa jem, se prezenca jote, e siç e di që këto fjalë lavdëruese të doken si shefi, i kam dëgjuar edhe për Hashimin, edhe për Behgjetin, edhe tash po i dëgjojë edhe për Albinin, por të lutem mbaje nivelin e diskutimit korrekt”. /Reporteri.net/

    Abdixhiku, Kurtit: Nga ndërrimi i kostumit prej opozitës në pushtet, po ju duket që gjendja ka ndryshuar në vend

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!