×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku në tubime me bashkatdhetarë: LDK, shtëpia politike e mërgatës

    Reporteri
    29 Maj 2022 | 17:08

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po zhvillon takime me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Europës.

    Ai sot qëndroi në Bruksel ku tha se u takua me bashkëpunëtorë dhe bashkatdhetarët, me të cilët kishte edhe një datë për të shënuar.

    “Me struktura tona partiake, shënuam dhe 32 vjetorin e veprimit të LDK-së në Beneluks. Janë 32 vite të kontributit të jashtëzakonshëm të veprimtarëve e veprimtareve tona që i dhanë Kosovës mbështetje fundamentale në të gjitha etapat historike”.

    Abdixhiku tha se vizita e tyre nëpër mërgatë është ftesë për ndërtimin e urave të ardhme mbi trashëgiminë e së shkuarës.

    “Është thirrje për bashkim në projektin tonë politik “Lidhja për të ardhmen”. Tubimet e takimet tona në Zvicër e Belgjikë janë përgjigje të qarta ndaj kësaj ftese. Dhe ky është veçse fillimi. Do të ecim bashkë, do të ecim mbarë. LDK është shtëpia politike e mërgatës shqiptare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!