Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur sot Lumir Abdixhikun për kryetar të ri të kësaj partie, me mandat të plotë 4-vjecar.
Me 333 dhe vota për dhe asnjë kundër Abdixhiku u rizgjodh në krye të LDK-së, kurse votimi ishte i hapur për kryetar të LDK-së, shkruan Reporteri.net.
Pas rizgjedhjes si kryetar i partisë, Abdixhiku tha se do të ushtroj këtë detyrë me sjellje rugoviste.
“Ju faleminderit të gjithëve për këtë nder dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme që ma dhatë sot. Unë tani kam një fjalë të përgatitur në konventën madhështore që do të mbahet me fillim nga ora 17:00 dhe do t’u kursej këtë kohë tani. Do të ushtroj këtë detyrë e këtë përgjegjësi me sjellje rugoviste në besim në LDK, në besim në anëtarësinë tonë”, deklaroi ai.
Kandidatur për kryetar të LDK-së, e kishte shpallur edhe Faton Bislimi, por gjatë mbajtes së konventes u njoftua nga Kryesia e s’ka të drejtë kandidimi pasi nuk është delegat i zgjedhur, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.