Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Duke shpërndarë njoftimin se i është thyer faqja e Berishës në Facebook, Abdixhiku ka reaguar duke thënë “Gjërat që nuk mund të mos i shihni”.
Kujtojmë se që nga dje pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha.
Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.
Pas emërimit në këtë pozitë, Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë se ngritja përgjegjësisë në strukturat e sigurisë së Kosovës lidhur me parandalimin dhe luftimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë duhet të jetë prioritet i prioriteteve, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.