×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku thërret mbledhje të Kryesisë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 12:34
    Kryetari i LDK'së, Lumir Abdixhiku

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledhë sot kryesinë e partisë.


    Siç merr vesh Express, mbledhja e Kryesisë së LDK’së, e cila është e treta me radhë, do të fillojë në orën 16:30.

    Në rend të ditës është edhe informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.

    Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK’së është edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë.

    Po ashtu, Kryesia e LDK’së do të diskutojë rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

    Kryesia e LDK’së do të mblidhet në selinë e partisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!