Pas të gjitha zhvillimeve dramatike që ndodhën sot, bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnija, ka shkuar në fshatin Burojë të Skenderajt ku edhe jetojnë prindërit e presidentit tashmë të dorëhequr.
Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për ish-kreun e UÇK-së Hashim Thaçi i cili më pas, ashtu siç kishte premtuar kur ishte publikuar propozim-aktakuza ndaj tij, dha dorëheqje.
Hashim Thaçi – bashkë me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin – është nisur drejt Hagës nga pavijoni ushtarak i Aeroportit të Prishtinës ku edhe do të përballet me akuzat ndaj tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.