×
  • Lajme
  • Lajme / Energji

    Lushaku-Sadriu: Fat e tendera për familjarë të pushtetarëve të VV-së, e fatkeqësi për qytetarë

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 8:12
    Jehona Lushaku-Sadriu

    Deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas aplikimit të vëllait të Luan Dalipit, këshilltarit të Kurtit, për të shitur energji elektrike.

    Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se vëllezërit e pushtetarëve po hyjnë në treg për përfitime familjare, pasi bizneset po mbyllen nga kostoja e lartë e rrymës.

    “Fat e tendera për familjarë, e fatkeqësi për qytetarë!! Kjo është kapje flagrante e shtetit me duar të familjarëve të pushtetarëve!”, shkroi Lushaku-Sadriu.

    Postimi i plotë i saj:

    SHTET PËR VLLAZNI, JO PËR QYTETARË!

    Kur qytetarët s’kanë para as për t’i paguar faturat, në prapaskenë ndërtohen firma nga faniljarët e pushtetarëve të VV-së për të fituar tenderë!

    Kur bizneset po mbyllen nga kostoja e lartë e rrymës, vëllezërit e pushtetarëve hyjnë në treg për përfitime familjare.

    A e patë, që vllau i këshilltarit të Kurtit paska hyrë në biznes për shitblerje të energjisë elektrike?! Plus, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie i kishte dëshiruar “fat vëllait!”

    Fat e tendera për familjarë, e fatkeqësi për qytetarë!!

    Kjo është kapje flagrante e shtetit me duar të familjarëve të pushtetarëve!

    Fat familjarëve!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!