×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushaku-Sadriu: Qeverisja katërvjeçare e VV-së e ka dëmtuar Kosovën, i kemi vënë vijë të kuqe

    Reporteri
    04 Maj 2025 | 8:39
    Jehona Lushaku-Sadriu

    Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se VV për LDK-në nuk është “alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje”.

    Derisa bëri të ditura arsyet se pse i ka vendosur vija të kuqe Lëvizjes Vetëvendosje.

    ”Jam shumë lumtur që jam pjesë e kuvendit, por mosarritja e konstituimit të Kuvendit është një ndjenjë e keqe, sepse Kosova po humbë, shpresoj që të zhbllokohet sa më shpejt”.

    “Ne nuk mund të ushtrojmë një funksion jashtë atij që kemi, presim nga partia e parë që ta bëj këtë. VV ka mbajtur disa qëndrime problematike. Një qeverisje katër vjeçare që e ka dëmtuar shtetin e Kosovës dhe ka përdorur një diskurs tepër të dëmshëm për vet qytetarët. Dhe për këtë nuk jemi dakorduar, andaj i kemi vënë vijë të kuqe, tani për tani, në këtë legjislaturë”.

    Lushaku – Sadriu, tha në Klan se ndihen komod në këtë pozicion dhe se nuk do të marrin pjesë në takim me Kurtin edhe nëse ftohen përsëri.

    Takimin Memli Krasniqin, me të parin e PDK-së, Lushaku – Sadriu tha se e sheh si mashtrim të Kurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!