×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushaku-Sadriu: Qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga Kurti

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 23:58
    Jehona Lushaku-Sadriu

    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të gjitha, siç tha, sharjet e fyerjet që ua ka bërë ai kundërshtarëve politikë.

    “Vetëvendosje është përkujdesur që të përçajë përgjatë katër vjetëve të kaluara me qëllimin që të sundojë sa më lehtë. Ata që fyejnë duhet të kërkojnë falje, duhet të distancohen nga ai fjalor dhe duhet të qëndrojnë në një demokraci duke respektuar dinjitetin e secilit”.

    “Kërkimfalja është më e pakta që ai duhet t’ua bëjë qytetarëve të Kosovës. Ne nuk kemi nevojë për kërkimfalje nga ai. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar një kërkimfalje publike nga çdokush që përçan, shan e fyen të tjerët, që i fyen kundërshtarët politikë që nuk janë armiq, ne nuk jemi armiq mes vete, ne të gjithë jemi të angazhuar në politikë me qëllimin që të arrijmë qëllime të mira, synimet më të mira për qytetarët e Kosovës, për ta mbrojtur shtetin tonë dhe për të arritur synimet tona për atë që na obligon kushtetuta dhe programet tona që ne i mbrojmë publikisht, por me asnjë kusht nuk duhet që ta fyejmë njëri-tjetrin sepse kjo është gjuhë e dënueshme”, deklaroi Lushaku-Sadriu në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!