×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku apo Bekim Jashari? Hoxhaj: Zgjedhjet në Skenderaj i fiton Samiu

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 21:22

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbetet në dorën e Sami Lushtakut nëse garon apo jo për kryetar të Skenderajt.


    Ai thotë se Samiu fiton pa balotazh në Skenderaj.

    “Mbështetjen e Degës dhe Kryesisë e ka nëse ai dëshiron të kandidohet, është vendim individual i tij nëse garon apo jo. Samiu fiton në Skenderaj dhe fiton pa balotazh”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Pressing” në T7, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a po lutet PDK-ja të mos kandidojë Bekim Jashari, Hoxhaj thotë se jo, sepse Lushtaku fiton zgjedhjet.

    “S’kemi nevojë me u lut, kur Samiu i fiton zgjedhjet, por është vendim i Samisë a kandidon”, tha Hoxhaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!