×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Deputetët e VV-së të çoroditur, po e shkelin besimin e qytetarëve

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 20:39

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, la adresuar kritika në drejtim të Lëvizjes vetëvendosje, duke thënë se deputetët e kësaj partie janë të çoroditur, të hutuar e disa siç pohon të dirigjuar.

    Ai thotë se ata po e shkelin besimin që u është dhënë nga qytetarët, ndërsa shton se ditët i kanë të numëruara, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Papërgjegjshmëri e lartë nga partia e parë; deputetë të çoroditur e disa të hutuar, disa me vullnet e disa të dirigjuar, po e shkelin besimin e qytetarëve, po e shkelin Kushtetutën e Kosovës, po e shkelin kontributin e secilit qytetar për një Kosovë të lirë e të zhvilluar.

    Tashmë ditët i kanë të numëruara dhe së shpejti do ta marrin përgjigjen e merituar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!