×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: E dhimbshme se si Vetëvendosje nuk gjen forcë të bashkohet me partitë shqiptare

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 18:49

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Vetëvendosje nuk e vototi rezolutën për Vlerat e Luftës së UÇK-së.


    Ai ka thënë se është e dhimbshme të shohësh se si Lëvizja Vetëvendosje nuk gjen forcë të bashkohet me partitë politike shqiptare edhe kur vjen puna për çështje madhore me interes kombëtar.

    Postimi i plotë i tij:

    Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë të votave miratoi rezolutën për unitetin politik e qytetarë në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës.

    Ajo që vlen të theksohet është mos votimi i saj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

    Është e dhimbshme të shohësh se si Lëvizja Vetëvendosje nuk gjen forcë të bashkohet me partitë politike shqiptare edhe kur vjen puna për çështje madhore me interes kombëtar.

    Partitë politike shqiptare gjithmonë kanë ndjekur frymën e unitetit kur ka qenë në pyetje interesi i vendit, gjë të cilën sot Lëvizja Vetëvendosje nuk e bëri, duke u rreshtuar kështu në anën e gabuar, atë të agresorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!