Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për çështje politike, me theks të veçantë për mundësinë e hyrjes së kësaj partie në koalicionin qeverisës.
Ai ka thënë se nëse PDK-ja bëhet pjesë e pushtetit, atëherë këtë e bën vetëm më një kusht.
“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë Lushtaku në RTK.
Sipas tij, PDK-ja nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë vetëm sa për t’ia bërë numrat të tjerëve.
“Neve na vije keq për qytetarët që t’i çojmë në zgjedhje, edhe pse ne jemi shumë të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje. Por edhe po të shkohet në zgjedhje, prap se prap do të ketë koalicione të partive. Mos të bëhemi si italia që të shkojmë kaq shpesh në zgjedhje”, ka thënë ai.
Lushtaku e ka pranuar se në PDK kanë disktuar për përfshirje ose jo në qeveri, por se vendim nuk kanë ende.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.