×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku i reagon Kusari-Lilas: Deklarata e saj është dorëzim i Kosovës përballë bandave dhe grupeve në ver

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 23:04

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se është skandaloze deklarata e shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, e cila sot tha që më mirë është të paguajmë rrymën për serbët në veri, sesa të na kthehen policët në arkivol.


    Kjo sipas Lushtakut, është heqje dorë nga sovraniteti dhe integriteti i Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

    Ai shtoi se kjo deklaratë është dorëzim i Kosovës përballë bandave dhe grupeve në veri. Kjo deklaratë është fyerje e rëndë për shtetin e Kosovës, për policinë e Kosovës, për heroin Enver Zymberi.

    “Megjithatë, kjo deklaratë nuk është befasi, sepse qeveria Kurti 1 kishte dhënë 15 milion Euro për veriun kurse sot me vendimin e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovës, të mbështetur nga deputetët e VV-së, nga taksat e qytetarëve të Kosovës do të ndahen 11 Milion Euro për të paguar rrymën e shpenzuar nga serbët në Veri.”

    “Më shumë po ka ndikim Aleksandër Vuqiqi tek Mimoza Kusari dhe tek VV sesa tek lista serbe. Ky vendim është gjunjëzim i qeverisë së Kosovës para qytetarëve të papërgjegjshëm që nuk paguajnë taksat për shërbimet që marrin. Ky vendim është nënshtrim i Kosovës ndaj Serbisë”, shkroi Lushtaku në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!