×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: UÇK-në e akuzonin disa deputetë të LDK-së që dikur ishin bashkpunëtorë të Serbisë

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 23:56

    Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka kritikuar personat që kanë hedhur akuza mbi pjestarët e UÇK-së për vrasjet e pasluftës.


    Lushtaku në Pressing të T7 tha se “disa deputetë të LDK-së që kanë qenë bash bashkpunëtorë të Serbisë, ata e kanë ngrit zërin më së shumti”.

    “Deputetët e LDK-së thonin ‘SHIK-u, SHIK-u’, asnjëherë se kanë përmend Serbinë. Një pjesë e deputetëve të LDK-së që kanë qenë bash bashkpunëtorë të Serbisë, ata e kanë ngrit zërin më së shumti. Thashë ata që e kanë akuzu UÇK-në, nuk thashë që s’ka pasë edhe në PDK. Boll me këto shpijfe e këto akuza”, ka thënë Lushtaku.

    Ai tha se askush nuk guxon te akuzojë pa pasur argumente dhe shton se UÇK-ja është term i gjerë.

    “Na kemi thënë njëjtë edhe për ata, jo krejt LDK-ja, një pjesë e anëtarëve. Mos bëni me gisht, jepni argumente jepni fakte, ne jemi në rregull. Kush guxon me akuzu pa asnjë argument, UÇK-ja është term i gjerë. Kanë hulumtu edhe UNMIK-u e EULEX-i. Me pasë argumente, mezi s’kishin prit me na çu në burg. Na e kemi harru Serbinë”, tha Lushtaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!