Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ditët e fundit është përplasur në distancë me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
E gjitha nisi pasi Haziri thumboi VV-në kur tha se “kryeministri do të kalojë kah zyrat e LDK-së”, çka më pas zyrtarë nga partia e Kurtit u acaruan duke thënë se puna e kryeministrit është vendosur në zgjedhjet e 6 tetorit.
Për të qetësuar sot situatën është përkujdesur vet Haziri i cili ka marrë pjesë në takimin e pestë të grupeve punuese me partisë së tij dhe VV-së që është mbajtur në zyret e LDK-së, ku është diskutuar për shëndetësinë e arsimin, shkruan Reporteri.net.
Është vet Glauk Konjufca nga VV që pas përfundimit tha se Haziri i ka kontribuar atmosferës që takimi i sotëm të jetë më frytdhënësi ku siç tha janë pajtuar 100 % për çdo gjë, përjashtuar këto disa mospajtime të vogla siç tha për çështje teknike e kohore.
“Jam i bindur që kontriubtuti i z. Haziri ka qenë tepër i nevojshëm në këtë takim dhe në mbarëvajtjen e takimeve tona. Ai (Haziri) realisht i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë të pajtueshmërisë tonë për dy fushat të cilat folëm, arsimin dhe shëndetësinë”, tha Konjufca.
Ai ndërkaq është shprehur i bindur se Brenda 2 jave do ta kryejnë marrëveshjen me LDK-në që më pas do t’i hapë rrugë formimit të qeverisë së re. /Reporteri.net/.